Loading…

Trusti pa bord, Hoti: Rreth 2.5 miliardë euro kursime pensionale janë në mëshirë të fatit

  • 20/03/2023 | 13:35

Trusti pa bord, Hoti: Rreth 2.5 miliardë euro kursime pensionale janë në mëshirë të fatit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se mungesa e bordit të Trustit Pensional po reflekton në rrezikimin e mjeteve të Trustit nëpër tregjet ndërkombëtare, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka shkruar se që thuajse 3 javë Trusti Pensional i Kosovës është pa bord funksional, dhe sipas tij kjo i rrezikon miliarda euro kursime të qytetarëve të vendit.

Ai paralamëroi se për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme financiare në tregjet ndërkombëtarë pas falimentimit të një banke në SHBA, mjetet tona janë në rrezik, sepse nuk ka kush ti tërheqë, pasi që Trusti është pa bord.

Postimi i plotë:

TANI PO I NDJEJMË PASOJAT E MUNGESËS SË BORDIT TË TRUSTIT
Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023. Rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit.
Pasojat tanimë po i bartim.
Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA.
Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie.
Kjo është papërgjegjësi.
Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022, por është zgjatur edhe për tre muaj. Konkursi është shpallur para tre muajve më 02.12.2022, por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Konkursi do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të zgjedhur Bordin e ri.
Përveç kësaj, në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve nuk do të mund të investohen në tregje financiare.
Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Si do të përgjigjet tani?!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë