Trupat e FSK’së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi kanë arritur në Adana, transmeton Gazeta Metro.
Kontingjenti i parë i FSK’së është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.
Fondacioni SETA në Washington ka publikuar pamje në Twitter nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana.
”“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e SETA’s.
Kosovo team headed to Adana receives applause from Turkish volunteers waiting for their own flights to the region #earthquake #deprem #Turkiye pic.twitter.com/LYocbtAO7E
— The SETA Foundation at Washington DC (@SETADC) February 7, 2023
Ndryshe, mbrëmë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj njoftoi se kontingjenti i parë i FSK’së në operacionin e kërkim-shpëtimit është nisur për në Turqi.
Ai tha se pas konsultave me gjeneralin Bashkim Jashari, kontakteve direkte me homologun e tij turk, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani është nisur kontingjenti i specializuar i FFK’së. /gazetametro.net
Niset kontingjenti i parë i FSK’së drejt Turqisë, ministri Mehaj jep detaje