Loading…

Trump troç: Irani ose do të pranojë ujdinë ose i bombardojmë drejt e në Ferr

  • 06/05/2026 | 18:20

Trump troç: Irani ose do të pranojë ujdinë ose i bombardojmë drejt e në Ferr

Sipas fjalëve të presidentit amerikan Donald Trump dhe raporteve si asnjëherë më parë s’ishin më afër një ujdie por prap ka skepticizëm por bëhet e qartë se po afrohet fundi, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti amerikan Trump i tregoi rrjetit PBS detaje të ujdisë që mbetet ende kusht programi bërthamor “se urianiumi i pasuruar do t’ia transferojnë SHBA’së si pjesë e marrëveshjes…Nëse s’ka pajtim, ne do ti bombardojmë drejt e në Ferr”  tha ai e shtoi se kishte besim se po i afrohen marrëveshjes me Iranin por e theksoi se kështu mendonte edhe më parë dhe presin ta shohin.

Ai shtoi se ka pak gjasa që të dërgojë dy emisarët e tij Witkoff dhe Kushner në Pakistan për ujdinë duke treguar skepticizmin edhe njëherë.

Irani tashmë ka njoftuar se kanë pranuar propozimin e SHBA’së nga Pakistani dhe po e shqyrtojnë siç njoftoi ministria e punëve të jashtme të Iranit.

Sipas raportit Trump synon ta përfundojë luftën me Iranin para se të udhëtojë në Kinë për samitin me liderin komunist Xi Jinping. Takimi mes dy liderëve pritet të mbahet me 15-16 maj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë