Ish presidenti amerikan Donald Trump e ka lavdëruar qeverinë e Nigerisë për ndalimin e Twitterit pasi ky rrjet social e fshiu një postim të presidentit Muhammadu Buhari për shkelje të rregullave.
“Kush janë ata të na tregojnë se çka është mirë dhe keq, kur vetë janë e keqja,” tha Trump në një deklaratë.
Ai iu bëri thirrje edhe shteteve tjera që ta ndalojnë Twitterin dhe Facebookun pasi nuk po lejojnë “fjalën e lirë dhe të hapur”, raporton BBC.
Trump u bllokua nga të dyja platformat pas trazirave në ndërtesën e Kapitolit të ShBA-ve në muajin janar.
Postimet e tij para dhe pas trazirave u raportua se inkurajuan dhunën që ndodhi.
Ndërsa Twitteri e bëri ndalesën për Trumpin permanente, Facebook-u njoftoi javën e kaluar suspendimin, e që përfshinte edhe llogarinë e presidentit në Instagram për të paktën dy vitet e ardhshme.
“Urime shtetit të Nigerisë, që sapo e ka bllokuar Twitterin për shkak se e bllokuan presidentin e tyre,” tha Trump në një deklaratë.
Ai nënkuptoi se duhej ta ndalonte Facebookun gjatë kohës sa kishte detyrën e presidentit, por tha që shefi i kompanisë Mark Zuckerberg “më thirrte vazhdimisht në telefon dhe vinte në Shtëpinë e Bardhë për darkë për të më thënë sa madhështor që isha unë”.