Loading…

Trump: Të mbrojmë shkollat tona, para se të dërgojmë miliarda dollarë në Ukrainë

  • 28/05/2022 | 17:11

Trump: Të mbrojmë shkollat tona, para se të dërgojmë miliarda dollarë në Ukrainë

Ish-presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rrisin fonde për sigurinë nëpër shkolla, para se të ndihmojnë Ukrainën. Deklarata e Trump vjen pak ditë pas sulmit tragjik në një shkollë në Uvalde, Teksas, ku 19 nxënës dhe 2 mësuese humbën jetën.


“Nëse SHBA ka mundësi të dërgojë miliarda dollarë ndihmë në Ukrainë, duhet të jemi në gjendje të bëjmë gjithçka duhet për të ruajtur fëmijët tanë këtu në shtëpi”, tha Trump në një takim të NRA, Shoqatës Amerikane të Armëve, në Houston.

“Shpenzuam trilionë  dollarë në Irak dhe Afganistan dhe nuk morëm asgjë mbrapsht”, shtoi Trump teksa mirëpriste duartrokitjet e publikut. “Para se të kontribuojmë për shtetformim të pjesës tjetër të botës, duhet të ndërtojmë shkolla të sigurta për fëmijët tanë, këtu në vendin tonë”.

Pak ditë më parë, Kongresi amerikan miratoi një paketë ndihme prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, që do të jepet në formën e armatimeve dhe asistencës humanitare. Që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, SHBA ka dërguar 54 miliardë dollarë.

Trump hodhi poshtë thirrjet për të shtrënguar rregullat e kontrollit të armëve, duke thënë se amerikanët e ndershëm duhet të lejohen të mbajnë armë, për t’u mbrojtur “nga e keqja”./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë