Komisioni i Debateve Presidenciale thotë se do të shtojë masa të reja për të ruajtur rregullin në debatet e ardhshme pas i pari ishte “kaotik” mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden. Këtë pikëpamje gjithsesi e kanë vetëm demokratët pasi republikanët e të paanshmit e dinin se kjo do të ndodhte, madje e mirëprisnin këtë nga Trump si një thyerje e rregullave të vjetra të lojës. Kjo po shihet nga ta si përpjekje për ta ndalur ‘poterexhiun’ Trump të flasë, transmeton Gazeta Metro.
Trump siç bën shpesh reagoi në Twitter, rrjet ky që e censuroi atë disa herë, tha se më mirë do të bënin sikur të gjenin një “kandidat më të zgjuar”.
Try getting a new Anchor and a smarter Democrat candidate! https://t.co/B9heSVV1OJ
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 30, 2020
Ndërprerjet e vazhdueshme nga Trump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit të martën. Biden shpesh nuk arrinte të mbaronte dot fjalinë. Megjithëse, kjo nuk e pengonte vet Biden të ndërpriste e të ofendonte kundërshtarin e tij gjithashtu. Kjo taktikë po shihet e dështuar nga disa qarqe në fushatën e Biden, pasi Trump e dominon këtë lojë edhe pse i kishte disa goditje efektive edhe Biden.
Tjetra që i pengoi gjatë debatit këshilltarët demokratë ishte se nuk arritën sukses gjatë debatit me sulmin ndaj Trump për menaxhimin e pandemisë nga administrata e Trump, pasi ky ju kundërpërgjigjej me çështjen ekonomike dhe nevojën e hapjes së shtetit dhe vendeve të punës, ku politika e demokratëve çalon në këtë aspekt, pasi reagimi i tyre deri tani ishte ‘më shumë karantinë’.
Pikëpamja e shumicës së mediave pro demokrate në SHBA është se Trump kishte prishur debatin, por ai nuk kishte bërë asgjë që dallonte nga e kaluara, i ashpër e i drejtpërdrejtë, që ju kishte pëlqyer amerikanëve edhe herën e parë. Opinioni publik amerikan ishte habitur me njujorkezin mburravec e të paturpshëm që nuk përtonte t’i nokautonte kundërshtarët e tij, si ata republikanë e demokratë. Mendimi i amerikanëve se në SHBA janë krijuar elita në dy brigjet e federatës – e shto edhe atë në Washington, si dhe kompanitë teknologjike- që diktojnë opinionin publik pa pyetur mesin dhe klasën e mesme të Amerikës, përputhej me popullizmin e Trump që e cilësonte “një moçal”, ku misioni i tij ishte tharja e këtij moçali.
Joe Biden e ka të vështirë t’i ikë ‘moçalit’ për shkak të trashëgimisë së karrierës së tij të gjatë politike, ai shihet si një nga ‘moçali’ i korruptuar, si nga konservatorët po ashtu edhe nga socialistët e ‘infiltruar’ tani në partinë demokratike. “Unë jam partia demokratike” thoshte Biden gjatë debatit kur goditej nga Trump se ka aleancë me socialistët brenda dhe mohonte se pajtohet me qëndrimet e tyre, si të Sanders e Ocasio-Cortez. Vështirë që kampi i tij mund t’i shmangen këtij opinioni e t’i bindin amerikanët për të kundërtën.
Kjo sjellje e demokratëve për ndryshim rregullash në mes të lojës i ngjanë asaj gjatë kulmit të pandemisë në verë kur Trump po fitonte mbështetjen e publikut me konferencat e përditshme që transmetoheshin në televizionet amerikane. Edhe atëherë arsyetimi ishte se ai po ‘mashtronte’ publikun dhe duhej ndërprerë transmetimi i tyre. Një lëvizje kjo e çuditshme ndaj një presidenti amerikan, e pa menduar ndaj një paraardhësi të tij. Kjo nuk pritet t’i ndihmoj demokratëve në garë pasi do të duket vetëm si dobësi para Trump, që megjithëse është në pushtet i pëlqen të luaj si ai që ndjek rezultatin dhe është i rrethuar nga të katër anët.
Pak gjasa të ketë përfituar Biden nga debati i parë, 60 për qind më pak njerëz kishin shikuar atë në televizionet amerikane sesa më parë.
Biden tha në një takim fushate të mërkurën se shpresonte që organizatorët e debateve të ardhshme të mund të mbyllnin mikrofonin e kandidatit që nuk ishte duke folur. Në anën tjetër Trump që si thjesht nuk brengoset për rregullat, e sikur e potencoi gjatë debatit se po debaton edhe me mediat kur kritikoi moderatorin e Fox News, Chris Wallace, se po anon nga Biden, që nuk mund të anashkalohet pasi Wallace ishte për 20 vite demokrat me librezë./gazetametro.net