Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi nisjen e një fushate të gjerë eksplorimi për naftë, gaz dhe minerale në Grenlandë, duke deklaruar se territori arktik posedon rezerva të jashtëzakonshme të burimeve natyrore, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump deklaroi se ishulli ka sasi të mëdha nafte që mund të nxirret lehtësisht, por nuk dha hollësi se si do të përfshihej SHBA-ja në këto aktivitete.
Sipas raportimeve, pakti parasheh zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane, përfshirë mundësinë e ndërtimit të dy bazave të reja dhe zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore “Golden Dome”.
Krahas interesave ekonomike, presidenti amerikan vuri në pah edhe rëndësinë strategjike të Grenlandës për mbrojtjen e SHBA-së dhe Evropës, duke argumentuar se pozita gjeografike e ishullit mundëson zbulimin dhe neutralizimin e kërcënimeve ajrore.
“Çdo sulm i ardhshëm ndaj Shteteve të Bashkuara do të duhet të kalojë përmes Grenlandës, ku mbrojtja jonë do të rrëzojë në mënyrë rutinore dronët, raketat apo çdo formë tjetër arme që ende nuk është konceptuar”, theksoi Trump.
“Kjo na jep kohë, vendndodhje dhe vijë shikimi, si askund tjetër në botë!”
Megjithatë, presidenti amerikan nuk bëri të ditur një plan konkret për nisjen e eksplorimeve apo rolin që do të ketë Uashingtoni në shfrytëzimin e burimeve natyrore të ishullit./gazetaametro.net