Loading…

Trump ishte i vetmi që kërkonte intervenim tokësor në Kosovë

  • 26/01/2017 | 20:51

Trump ishte i vetmi që kërkonte intervenim tokësor në Kosovë

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë në një intervistë për Syri.net se shqiptarët nuk duhet të shqetësohen me presidentin e SHBA’së, Donald Trump.

Ai ka thënë se administratën e Trump ka shumë njerëz që janë miq të shkëlqyer të shqiptarëve.

“Unë besoj që nuk do të preken këto vlera, por besoj që ato do të lartësohen”, ka thënë Berisha.

Megjithatë, Berisha ka thënë se ende nuk ka arritur të flet me presidentin amerikan.

Duke folur për Kosovën Berisha ka thënë se Trump është i vetmi person në SHBA që e kishte përkrahur intervenimin e forcave të armatosura në Kosovë.

Kjo është mbështetja më e madhe që ai e kishte dhënë për kosovarët dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

Por, Berisha thotë se Trump megjithatë do të ketë qëndrime të ndryshme ndaj Bashkimit Europian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë