Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të ashpra ndaj Iranit, duke e cilësuar vendin si një “shtet të dështuar” dhe duke thënë se situata atje është në kaos të plotë, transmeton Gazeta Metro.
Ai pretendoi se Irani nuk ka më marinë, forcë ajrore dhe valutë, ndërsa tha se vendi nuk po i paguan ushtarët dhe policët. Trump gjithashtu konsideroi se inflacioni ka arritur në 300 për qind.
Trump foli edhe për protestuesit në Iran, duke thënë se mbi 100 mijë njerëz kanë vdekur, nga dora e regjimit terrorist të Iranit atje.
“Irani është zyrtarisht një komb i dështuar. KA VDEKUR! Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë monedhë, nuk po i paguajnë ushtarët apo policinë e tyre, inflacioni është në 300% dhe lidershipi i tyre është në kaos të plotë dhe i paaftë për ta përfaqësuar siç duhet vendin. E vetmja gjë që kanë janë LAJME TË RREME nga SHBA-të, një gatishmëri për të vrarë protestuesit e tyre (tani mbi 100,000 njerëz të vdekur. Ata duhet të gjykohen për krime lufte kundër njerëzimit!), dhe një varg të mirë “GËNJËSHI”. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J.TRUMP”
Trump tha të hënën se lidershipi iranian duhet të përballet me gjyq për krime kundër njerëzimit pas akuzave se ka vrarë mbi 100,000 protestues./gazetametro.net
