Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një grafikë ku presidenti amerikan Donald Trump shfaqet duke mbajtur karta UNO, e shoqëruar me mesazhin “Unë i kam të gjitha kartat”, transmeton Gazeta Metro.
Një veprim të tillë Trump drejtoi ndaj regjimit terrorist të Teheranit duke ia kujtuar edhe një herë se ka humbur luftën dhe është momenti i fundit të dorëzohet pasi sipas Trump nuk ka asnjë kartë më për të luajtur.
Pak para këtij publikimi, Trump njoftoi në platformën Truth Social se SHBA do të aktivizojë një mision shoqërimi për anijet në rajon, të cilin e përshkroi si një operacion me karakter humanitar nën emrin “Projekti Liria”.
“Do të nisim një mision për shoqërimin e anijeve në rajon. Është një operacion humanitar,” deklaroi ai.
Presidenti amerikan po ashtu tha se ka pasur kontakte me Teheranin, të cilat i cilësoi si pozitive, por pa hyrë në detaje.
“Bisedimet me Iranin kanë qenë shumë pozitive,” u shpreh Trump.
Në deklaratat e tij më të fundit, ai ka pretenduar se infrastruktura bërthamore iraniane është goditur rëndë nga sulmet amerikane dhe ka paralajmëruar përgjigje të ashpër në rast të rifillimit të aktiviteteve.
“Ne i kemi të gjitha kartat, ata nuk kanë asnjë,” tha Trump, duke theksuar se SHBA ndodhet në pozicion dominues në këtë përballje./gazetametro.net