Duket se Donald Trump nuk është i sigurt se për kë do të votojë gruaja e tij.
Televizioni amerikan CNN ka kapur një moment interesant kur kandidati republikan për president doli për të hedhur votën bashkë me gruan e tij në një qendër votimi në New York.
Gjatë procesit të votimit, kur mediat po e përcillnin me vëmendje atë dhe gruan e tij, Trump e zgjati kokën për ta shikuar, mesa duket, se për kë votonte Melania Trump.
Fotoja ka bërë xhiron e botës në internet dhe ka zgjuar kureshtjen e amerikanëve për veprimin e Trump. /gazetametro.net