Presidenti i zgjedhur në zgjedhjet e së martës në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, i ftuar te prezantuesi i famshëm televiziv “Larry King Live” të mbajtur në periudhën pas luftës në Kosovë, ishte deklaruar rreth vendimit të ish-presidentit Bill Clinton për ta bombarduar Serbinë gjatë luftës në Kosovë më 1999.
Trump thoshte atë kohë se nuk ishte kundër ndërhyrjes, por sikur i të ishte komandant suprem i ushtrisë do t’i fuste trupat tokësore në Kosovë në vend të opsionit që zgjodhi Clinton, atë të bombardimeve nga ajri.
“Ne bombarduam vendin nga të gjitha anët, në çdo mënyrë dhe vdekjet kanë arritur në mijëra. Por shikoni çfarë i kemi bërë vendit, njerëzve dhe vdekjet që kemi shkaktuar”, kishte thënë Trump./gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=EzTFCte2Qe4