Një moment interesant nga funerali i senatorit Lindsey Graham po bën xhiron e rrjetit, transmeton Gazeta Metro.
Donald Trump u pa duke iu afruar J.D. Vance dhe duke i pëshpëritur diçka në vesh, ndërsa Vance filloi të qeshte.
Sipas një eksperteje të leximit të buzëve, Trump po i fliste Vance për disa Tic Tac që i kishte në xhep. Madje, ai dyshohet se e pyeti nëse donte një, por Vance i tha se ishte në rregull.
Pas kësaj, Trump thuhet se ia ofroi Tic Tac edhe Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, duke i thënë diçka në stilin “do të ndihesh më i freskët”.
Momenti ka bërë shumë njerëz të qeshin, sidomos për shkak të situatës ku ndodhi.
Megjithatë, duhet theksuar se kjo është vetëm ajo që ka interpretuar ekspertja nga lëvizjet e buzëve. As Trump, as Vance dhe as Shtëpia e Bardhë nuk e kanë konfirmuar se kjo ishte vërtet biseda mes tyre./gazetametro.net
President Trump pulls out some Tic Tacs and shows them to JD Vance. pic.twitter.com/JXG76yUKGg
— Acyn (@Acyn) July 28, 2026