Një 40-vjeçar ka vrarë veten me çifte, në fshatin Kovaçe të Tropojës.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se K. H, 40 vjeç i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Nusja e xhaxhait të tij, H. H, 54 vjeç ka mbetur e plagosur në momentin që ka tentuar ti marë armën viktimës për të ndaluar vetëvrasjesn.
54-vjeçarja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 një krëhër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima. /gazetametro.net