Një ngjarje e rëndë është duke u hetuar nga autoritetet në Republikën Çeke, pas zbulimit të një pjese trupore të një foshnjeje, që ka çuar në dyshime për një krim të rëndë familjar, transmeton Gazeta Metro.
Policia çeke ka nisur një operacion të gjerë në zonën ku u gjet provë materiale, duke kontrolluar hapësirat përreth, përfshirë oborret dhe kontejnerët e mbeturinave, në përpjekje për të gjetur pjesë të tjera të trupit. Fillimisht, kërkimet nuk kanë dhënë rezultate të tjera.
Hetimet më pas kanë çuar tek një grua 35-vjeçare, e cila jetonte me partnerin në shtëpinë e prindërve të tij. Ajo është arrestuar të premten dhe po trajtohet si e dyshuar për një vepër penale të rëndë të vrasjes.
Sipas mediave lokale, banorë të zonës kanë deklaruar se ajo ishte vënë re shtatzënë deri pak kohë para ngjarjes, ndërsa më pas barku i saj ishte zhdukur papritur pa u parë një foshnje e lindur. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit./gazetametro.net