Loading…

Trondit deputeti i Kuvendit të Kosovës: Sali Berisha burgosi edhe Thaçin e Veselin

  • 04/08/2018 | 22:28

Trondit deputeti i Kuvendit të Kosovës: Sali Berisha burgosi edhe Thaçin e Veselin

Edhe deputeti Milaim Zeka është përfshirë në debatin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.Zeka ka thënë se Thaçi i ka thënë të gjitha të vërteta për Sali Berishën, por sipas tij ai ka ‘harruar’ të tregojë se edhe vet ka qenë i arrestuar në Tiranë, si dhe Kadri Veseli.

Thaçi, pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt Berishës, shkroi se institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike, shkruan lajmi.net.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuarët e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këto ishin disa nga akuzat që Thaçi ia bëri Berishës.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

E verteta e Thaçit per Berishen

Po çka nuk tha Presidenti?!

Krejte ato qe i tha Presidenti Thaçi per Sali Berishen jane te verteta. Mirepo çuditerisht “harron” me permend qe edhe ai vet ka qene i arrestuar ne Tirane. Edhe Kadri Veseli.

Po pse asnje fjale per relacionet e Berishes me Bukoshin? Pse asnje fjale edhe per disa te kampit socialist te asaj kohe qe ose e kane penguar luften e Kosoves, ose e kane ndihmuar ne shkembim te parave?

Nje diçka jam shume i bindur: Sali Berisha nuk do t’ i kaloje ne heshtje keto akuza. Çfare raketash do te leshoje kunder Thaçit, te presim. Presidenti ka hapur nje kapitull te rendesishem te kohes te luftes…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë