Loading…

Trokracia terroriste i kërkon IAEA reagim për sulmin e SHBA’së në centralin bërthamor të Iranit

  • 21/07/2026 | 11:10

Trokracia terroriste i kërkon IAEA reagim për sulmin e SHBA’së në centralin bërthamor të Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë shënjestruar për herë të parë centralin bërthamor iranian, ku për këtë po kërkon llogari vetë regjimi terrorist i Iranit, përcjell Gazeta Metro.


Shefi i energjisë bërthamore të Iranit i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të ndërmarrë veprime pas një sulmi me raketa amerikane në vendin e centralit bërthamor Karun në Darkhoveyn.

Kështu tha të martën misioni i Iranit në Vjenë, ku tutje theksoi  se Mohammad Eslami i dërgoi një letër Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, të dielën, ditën e sulmit, duke kërkuar “masa efektive dhe të përshtatshme”.

Thuhet se Shtetet e Bashkuara qëlluan disa raketa në vend herët të dielën, duke e përshkruar sulmin si valën e 18-të që synonte objektet bërthamore të mbrojtura të Iranit që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael në qershor 2025.

Misioni i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe IAEA-së të dënojnë sulmet ndaj objekteve bërthamore paqësore dhe të ndërmarrin veprime efektive kundër tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë