Loading…

Tri vetura e pësojnë në Prishtinë: Bien në puseta, në disa lagje të ndryshme të kryeqytetit

  • 29/09/2020 | 08:51

Tri vetura e pësojnë në Prishtinë: Bien në puseta, në disa lagje të ndryshme të kryeqytetit

Tre vetura dje në Prishtinë e kanë pësuar keq, derisa kanë qenë duke parkuar shoferët kanë rënë në gropa të cilat nuk kanë pasur sinjalistik të vendosur, shkruan Gazeta Metro. 


Dje në fan pagen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, janë publikuar tri fotografi ku veturat shihen se kanë përfunduar në një gropë, pikërisht afër vendparkimev ku ata kanë dashur të parkojnë.

Qytetarët kanë njoftuar këtë fanpage se rasti i parë ka ndodhur në lagjen Mati 1 në rrugën Ukshin Kovaçica.

Aty një veturë Pick Up e bardhë ka përfunduar në pusetën e cila ka qenë e hapur dhe nuk ka pasur shenja se aty ndodhet kjo pusetë.

Një rast tjetër ka ndodhur në rrugën 27 Nëntori, te lagjia Kodra e Trimave.

Aty si pasojë e mos mbulimit të një reshtke, një veturë Mercedes Benz ka përfunduar me dy rrotat në të, e që edhe mund të ketë pësuar dëmtime të mëdha, transmeton Gazeta Metro.

Rasti tretë ka ndodhur në parkingun e ri tek Santea në lagjen Dardania në Prishtinë.

Vetura luksoze Volkswagen Golf, ka rënë në një kanal të vogël i cili nuk ka qenë i rrethuar ose i shënuar me sinjalistikë, se aty ndodhet ai kanal.

Më poshtë keni edhe fotografinë e tij. 
Qytetarët dhe fanpage “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë kërkuar llogari nga Komuna e Prishtinës për këto dëme që gjatë ditës së djeshme janë shkaktuar.

Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur në afërsi të vend parkingjeve në kryeqytet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë