Loading…

Tri vdekje të dyshimta për një ditë, QKUK nis hulumtimin

  • 12/09/2017 | 15:20

Tri vdekje të dyshimta për një ditë, QKUK nis hulumtimin

Dje u raportua se javën e kaluar nga 18 operacione, në tri raste nuk ka mbijetuar pacienti, e sot menjëherë ka marrë QKUK’ja.


Curr Gjocaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës , sot ka mbajtur takim me zyrtarët spitalorë, transmeton gazetametro.net.

Në takim  u diskutua puna e bllokut operativ kirurgjikal, me theks të veçantë në lidhje me rastet e fundit të raportuara nga klinikat përkatëse, si komplikime të mundshme të gjendjes shëndetësore  të disa  pacientëve pas  operacionit,  të ndodhura në ditët  e fundit.

Në këtë takim  u vendos që përmes komisioneve të bëhen hulumtimet e detajuara të bazuara në raporte profesionale, ndërkaq pas kësaj pune QKUK do të dalë me konkludime.

Ndryshe, në media u raportua për 3 raste të vdekjeve të dyshimta pas kryerjes së operacioneve në ditët e fundit, të cilën gjë duke se e kanë marrë me shqetësim QKUK’ja, transmeton gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë