Loading…

Tri shtyllat e LDK’së për politikën e jashtme

  • 31/05/2017 | 21:05

Tri shtyllat e LDK’së për politikën e jashtme

Kandidati i LDK-së për deputet, Skender Hyseni, tha se debati për politikë të jashtme duhet bërë me ata që e kanë qeverisur politikën e jashtme deri më tani.


Në mungesë të përfaqësuesve të PDK-së, Hyseni paraqiti tri shtyllat kryesore për politikë të jashtme.

“Politika e Jashtme të cilën do ta udhëheq LDK me AKR e Alternativa, së bashku me Lëvizjen për Drejtësi do të bazohet në shtyllën e parë e cila është partneritetin strategjik me parteneret kyc si SHBA, Britania e Madhe, shtylla e dytë është bashkëpunimi rajonal në rend të par bashkëpunimi me shtetin shqipëtar dhe bashkëpunimin me të gjitha shtetet fqinje ndërsa me Serbinë do të vazhdjmë të dialogojmë, shtylla tjetër është diplomacia ekonomike. Kosova ka nevoje jetike për thitje të ekonomisë së jashtme”, tha Hyseni.

Këtë premtim Hyseni e bëri në “Debat Përnime’ debat ky i moderuar nga Jeta Xharra i cili po transmetohet në Radio Televizionin 21.

Lidhja Demokratike në këto zgjedhje garon së bashku me Aleancën Kosova e Re.

PDK dhe NISMA nuk kanë dërguar përfaqësues në këtë debat. PDK ka kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera ndërsa NISMA nuk ka dhënë arsye për mospjesëmarrje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë