Loading…

Tri reformat që Albin Kurti do t’i bëjë si kryeministër

  • 21/05/2017 | 14:25

Tri reformat që Albin Kurti do t’i bëjë si kryeministër

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka shpalosur tri reforma që do t’i bëj ai, në rast se partia e tij arrin të dal fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.


“Në qeverisjen tonë do ta zhvillojmë vendin me tri reforma: 1. Shpërbërja e Agjencisë së Privatizimit dhe themelimin e Fondit Sovran të Kosovës. 2. Themelimi i Agjencionit Zhvillimor të Kosovës, si dhe 3. Themelimi i Bankës Zhvillimore të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai më tutje ka thënë se, “në dy mandate në opozitë e kemi parandaluar Zajednicën dhe kemi ndaluar faljen e tokës Malit të Zi”. Kurti ka shtuar se Qeveria e tij asfaltin do ta zëvendësojë me prodhim.

“Vetëvendosje është makina që asfaltin e zëvendëson me prodhim. Qeverisja jonë 10 për qind e tenderëve do ta shfrytëzojë për ushqim ëpr fëmijët. Bashkeatdhetarët nuk do të zhvaten sikur në qeverisjet e kaluara.Që nga zgjedhjet e fundit Vetëvendosje ka dëshmuar se bashkëpunon me të tjerët për të mirën e Kosovës”, ka thënë Kurti, shkruan gazetametro.net

Sipas tij pushteti i ka ndarë e përçarë njerëzit, kurse Vetëvendosja duhet të shërojë plagët e popullit dhe për këtë ka edhe dijen edhe guximin.

“Pushteti në Kosovë i ka ndarë e përçarë njerëzit. Duhet t’ia shërojmë plagët popullit dhe për këtë kemi edhe dijen edhe guximin. Kosova kurrë më afër ndryshimit nuk ka qenë, dhe ky ndryshim është VV dhe data 11 qershori. Ne duhet ta duam popullin më shumë se kurdoherë. Ne jemi në anën e të drejtës e të mirës, prandaj duhet të fitojmë sepse kështu fiton populli. Le të bëhemi bashkë të gjithë, të lëvizin bashkë për fitoren e VV-së për ditoren e Kosovës”, është shprehur ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë