Loading…

Tri premiera botërore në muajin mars në Kino ABC

  • 24/02/2017 | 16:30

Tri premiera botërore në muajin mars në Kino ABC

Tri premiera botërore në mars në Kino ABC, duke përcjellë traditën e premierava si çdoherë.


Në kinemanë ABC do të shfaqen tri premiera botërore.

Me 2 mars do të jepet premiera e filmi “Logan” me regji nga  James Mangold.

Në një të ardhme të afërt, Logani kujdeset për një profesor të sëmurë në një strehimiore në kufirin meksikan. Por fshehjen e tij e trazon një mutant i ri, i cili është kapluar nga fuqi të liga. Në këtë film lujnë: Hugh Jackman, Patrick Stewart, Richard E. Grant, Boyd Holbrook, Stephen Merchant, Dafne Keen.

Me 9 mars, premiera e filmit “Collide” e regjisorit Eran Creevy.

Pasi një grabitje shkon tmerrësisht keq, Casey Stein e gjen veten në arrati nga një bande e pamëshirshme e kryesuar nga bosi Hagen . Tani Casey ka nje ngarkesë të çmuar që i takon Hagen-it, te cilin nuk mund ta ndal asgjë për të perfituar atë. I mbetur pa zgjidhje, ai bën diçka tjetër. Në këtë film luajnë aktorët: Nicholas Hoult, Felicity Jones, Ben Kingsley, Anthony Hopkins, etj.

Poashtu më 9 mars edhe premiera e filmit të animuar “Richard The Strok” me regji nga Toby Genkel, Reza Memari.

Edhe pse te gjithe të tjerët mendojnë se ai është një harabel – vetë Richard mban nje bindje te fortë se ai është në fakt një lejlek. 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë