Loading…

Tri premiera botërore në Cineplexx në muajin shkurt

  • 06/02/2017 | 17:26

Tri premiera botërore në Cineplexx në muajin shkurt

Tri premiera botërore në Cineplexx me 23 shkurt shkurt në Cineplexx


Muaji shkurt pritet të sjellë edhe 3 premiera botërore në gjashtë sallat dedikuar adhuruesëve të filmave, të gjitha në një ditë

Me 23 shkurt shfaqet premiera e filmit ” John Wick: Chapter 2″, me regji nga Chad Stahelski. Pasi rikthehet në nëntokën kriminale për të paguar një borxh, John Wick zbulon se një shpërblim i madh është vendosur për jetën e tij. Filmi është i zhanrit aksion dhe thriller, ku në rolet kryesore janë Keanu Reeves dhe Ian McShane.

Filmi “Silence”. Ky film është i zhanrit dramë, histori. Dy priftërinj udhëtojnë për në Japoni, në kërkim të mentorit të tyre dhe për të propaganduar Katolicizmin. “Silence” është me regji nga Martin Scorsese, dhe aktorë Adam Driver, Liam Neeson, Andrew Garfield, Ciarán Hinds.

“T2: Trainspotting” me regji nga Danny Boyle, vjen si vazhdim i sagës së Trainspotting ribashkon personazhet origjinale. Filmi është dramë, komedi dhe luajnë akorët Ewan McGregor, Jonny Lee Miller, Ewen Bremner, Robert Carlyle. /gazetametro. net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë