Loading…

Tri opsionet e LDK’së për Prishtinën

  • 11/04/2017 | 15:18

Tri opsionet e LDK’së për Prishtinën

LDK ka tre opsione për Kryetar të Prishtinës: Besian Mustafa, Vlora Dumoshi dhe Besnik Krasniqi.


Zgjedhjet lokale po afrohen dhe partitë politike kanë nisur qysh tash fushatën.

 

Kohëve të fundit janë parë pothuajse të gjithë liderët e forcave kryesore politike që janë aktivizuar në vizita nëpër qytetet e degë të tyre, gjithandej Kosovës, në përpjekje për të mobiliuzuar elektoratin.

Gara kryesore do të jetë për qytetet e mëdha dhe mes partive të mëdha. Por, një garë e veçantë kësaj radhe pritet për Kryeqytetin, Prishtinën, i cili aktualisht qeveriset nga Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka pasur Prishtinën pothuajse tërë kohën e pasluftës nën qeverisje, e ka përjetuar rëndë humbjen e saj tri vjet më parë,  siç e ka quajtur me mburrje kjo parti “bastionit të saj”.

Por, sot situata ka ndyrshuar dhe matjetje e opinionit tregojnë se Prishtina ka shkuar drejt një “bastioni të VV’së”. E ky fakt duket se do ta bëjë edhe më të fortë garën.

Por, kush janë kundërshtarët e kësaj gare?

Vetëvendosje ka vendosur që të ri-kandidojë edhe për një mandat Kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Partia Demokatike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka propozuar Lirak Çelajn si kandidat të saj. Kjo kandidaturë, sigurisht që duhet ta marrë edhe aprovimin e organeve qendrore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se do të kandidojë kësaj radhe, po ashtu, me kryetarin e degës së saj për Kryeqytetin, Avni Arfi.

Por, cili është kandidati i LDK’së në këtë garë?

Politiko.net mëson se janë tre emra që po përfliten më së shumti në qarqet e brendshme të LDK’së për këtë pozitë. Një nga ta është Besian Mustafa, djali i Xhemajl Mustafës, këshilltarit të afërt të ish Presidentit Rugova, i cili u vra pas luftës në hyrje të banesës së tij, në Dardani të Prishtinës.

Besiani nga një pjesë e strukturave të LDK’së shihet si një kandidat i fortë përballë Shpend Ahemtit.

Ai aktualisht është Drejtor i Agjencionit për Promovimin e Investimeve. Ai gjithashtu është mësimdhënës në programin e Staffordshire University në Prishtinë. Ka mbaruar studimet për financa dhe kontabilitet në  La Roche College dhe studimet MBA në Baruch College’.

LDK e ka si opsion edhe një femër për kandidate të mundshme për Prishtinën. Ajo është Vlora Dumoshi, Shefe e Kabinetit të Kryeministrit dhe lideri të LDK’së, Isa Mustafa. Dumoshi në kohën e qeverisjes së LDK’së me Prishtinën ishte drejtoreshë e kulturës. Më herët ajo ka qenë pjesë e partisë Ora.

Emri i tretë i lakuar vjen nga Riinvest. Fjala është për Besnik A. Krasniqin, një mësimdhënës në këtë institucion privat të arsimit të lartë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë