Loading…

Tri aksidente të ndara me 12 vetura të përfshira në Komoran, Policia jep detaje për to

  • 09/06/2021 | 18:41

Tri aksidente të ndara me 12 vetura të përfshira në Komoran, Policia jep detaje për to

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në afërsi të Komoranit.


Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se ende nuk dihet saktë për numrin e personave të lënduar.

Sipas Policisë bëhet fjalë për tri aksidente të ndara ku janë të përfshira gjithsej dymbëdhjetë vetura.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas”, ka thënë Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë