Loading…

Trepça fiton derbin ndaj Yllit, i prish serinë prej 15 ndeshjeve rresht me fitore

  • 28/01/2023 | 21:29

Trepça fiton derbin ndaj Yllit, i prish serinë prej 15 ndeshjeve rresht me fitore

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat të ngushtë 69-67, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.


Ndeshja e zhvilluar në sallën “Minatori”, në Mitrovicë, filloi me ritëm të lartë, ku vendasit e fituan çerekun e parë me rezultat 20-14, teksa çereku i dytë u mbyll baras 21-21.

Në çerekun e tret, mysafirët u kthyen në lojë përkohësisht, duke e fituar me rezultat 16-12.

Çereku i fundit ani se u mbyll baras 16-16, në fund fitorja i takoi mitrovicasve, me rezultatin përfundimtar 69-67.

Andrew Gordon, ishte më i dalluari në ndeshje me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Ylli edhe pas humbjes mbetet në pozitën e parë me 15 fitore dhe pesë humbje, teksa Trepça në vendin e katërt me 11 fitore dhe 9 humbje. /Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë