Loading…

Trepça dhe Sigal Prishtina do të aplikojnë në garat e FIBA Europe Cup

  • 29/06/2022 | 17:16

Trepça dhe Sigal Prishtina do të aplikojnë në garat e FIBA Europe Cup

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 29 qershor ka marrë vendim që të miratojë shprehjen e interesimit të KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina për të aplikuar për pjesëmarrje në garat e FIBA Europe Cup për edicionin 2022/23.


Këtë vendim Bordi i FBK-së e ka marrë pas përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga FBK dhe FIBA Europe Cup nga KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina për pjesëmarrje në edicionin e ri të kësaj gare evropiane.

KB Trepça është finaliste e play-offit në Art Motion Superligën e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22, kurse KB Sigal Prishtina është gjysmëfinaliste e play-offit në Art Motion Superligë për edicionin 2021/22.

Për Trepçën kjo do të jetë paraqitja e parë në garat e FIBA Europe Cup, kurse Prishtina ka arritur të hyjë në top 16 të kësaj gare, duke pasur suksesin më të madh deri më tani në garat evropiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë