Loading…

Treni shtyp dy shqiptarë (Video)

  • 09/12/2016 | 15:59

Treni shtyp dy shqiptarë (Video)

Dy shqiptarë kanë humbur jetën të enjten pasdite në një aksident pak metra larg stacionit të Rho-së, në afërsi të Milanos.

Sipas të dhënave të deritanishme, dy të rinjtë, 23 dhe 25 vjeç, duket se kanë qenë duke ecur pranë binarëve kur ka kaluar një tren pasagjerësh që udhëtonte drejt Varezes. Me sa duket, për shkak të errësirës nuk kanë parë trenin e nuk dihet se pse nuk e kanë dëgjuar mbërritjen e tij.

Qe e kotë ndërhyrja e menjëhershme e personelit mjekësor. Pas orës 19:20 kur ndodhi aksidenti, linja mbeti e bllokuar për mbi një orë.

Pas shqyrtimeve fillestare në vendngjarje nga policia shkencore, rasti tani i ka kaluar për hetim policisë hekurudhore, që duhet të hedhë dritë mbi arsyet e aksidentit. /TCH

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë