Treni serb i nisur në mëngjes nga Beogradi për në Mitrovicë, në këto momente pas një ndalimi disa orësh në Rashkë, është kthyer për në Beograd, pa arritur destinacionin.
Treni serb me ikona kishtare dhe parulla nacionaliste kundër pavarësisë së Kosovës, nuk mundi të vijë në Kosovë, pasi institucionet e Kosovës u mobilizuan që të mos e lejojnë atë, shkruan gazetametro.net.
Forca të mëdha të njësive speciale të policisë së Kosovës, sot u dislokuan në veri për të mos lejuar trenin serb në Kosovë. /gazetametro.net