Loading…

Treni rus nuk vjen në Merdar

  • 31/01/2017 | 22:05

Treni rus nuk vjen në Merdar

Nga ‘Srbija Voz’ sonte erdhi lajmi se “treni tematik”, siç kanë zënë ta quajnë mediat serbe trenin nacionalist me ikona fetare serbe, me motive kishtare nga Kosova dhe ma fjalitë provokuese në 21 gjuhë “Kosova është Serbi” , e ka ndërruar itinerarin.


“Treni rus” nuk do të vijë nesër në Merdar në relacionin Nish-Prokuple-Merdare”, thotë njoftimi pa dhënë ndonjë sqarim.

Më herë ishte thënë se ky treni nesër do t’ia afrohej Merdarit, kufirit Kosovë – Serbi.

Nuk dihet pse është ndërruar destinacioni i tij, porse treni në vend se deri afër Merdarit, nesër do të lëvizë në drejtimin Beograd – Dunav – Vrsac.

Sipas njoftimi ky tren nga Beogradi pë në Vrsac do të niset në ora 07:34. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë