Treni i “dekoruar” me motive kishtare në të cilin shkruan në 21 gjuhë “Kosova është Serbi” (me gabime gjuhësore!), nga nesër e ka itinerarin e ndryshuar – do të qarkullojë nga Nishi për në Merdar, në kufi me Kosovën, shkruan gazeta serbe Blic.
Treni në këtë relacion do të qarkullojë 10 ditët e ardhshme, pasi që 10 ditët e fundit ka qarkulluar nga Kraleva për në Uzhice, përcjell gazetametro.net.
Sipas planit fillestar, ky tren është dashur të qarkullojë në linjën Beograd-Mitrovicë, por nuk arriti të përfundoj udhëtimin e parë. Treni serb më 14 janar u ndalua në Rashkë pasi autoritetet kosovare nuk i lejuan hyrjen në Kosovë.
Ndërmarrja “Serbia voz” ka kumtuar se treni nga Nishi në Merdarë do të niset në orën 03:55, nga Merdare për në Prokuple në orën 8:05, ndërsa nga Prokupla për në Merdare në orën 10:45, derisa nga Merdara për në Nish në orën 13:20.
Në këtë mënyrë, thonë në Serbia voz, “edhe qytetarët e kësaj pjese të Serbisë do të kenë rastin që të shohin trenin e dekoruar tematikisht me motive të kulturës serbe”.
Për relacionet e ardhshme në të cilat ky tren do të qarkullojë, me kohë do të informohet publiku, kanë porositur nga “Serbia voz”. /gazetametro.net