Loading…

Treni pjesë e fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Serbi

  • 16/01/2017 | 15:14

Treni pjesë e fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Serbi, Aleksandar Popov, ka thënë të hënën se është e qartë se organizimi i udhëtimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë, ishte pjesë e fushatës presidenciale në Serbi. Por, është zgjedhur një kohë e keqe për që ai të dërgohet në Kosovë.


Popov i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta, se zyrtarët serbë do të duhej të parashikonin se çfarë do të ndodhte me të, dhe të zgjedhnin një moment tjetër për të, shkruan gazetametro.net.

Aleksandar Popov

“Ishte një veprim që gati solli konflikt. Ky ishte një gjykim i gabuar i atyre që donin të fitonin poena politikë”, tha Popov, duke shtuar se dërgimi i trenit, dhe reagimi më pas i zyrtarëve serbë, ishte hedhje e benzinës në zjarr, sa i përket marrëdhënieve të ndërlikuara të rajonit.

Ai parashikon se këtë vit situata në rajon do të jetë vërtetë me shumë sfida. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë