Loading…

Treni godet veturën e policisë në shina, me të dyshuarën e prangosur brenda

  • 26/09/2022 | 19:52

Treni godet veturën e policisë në shina, me të dyshuarën e prangosur brenda

Xhirimi dramatik zbulon momentin kur e dyshuara ishte seriozisht e lënduar kur ajo ishte vendosur në veturën e parkuar në shina në Platteville në shtetin amerikan të Colorado. Policët derisa po kryenin procedurat e arrestit nuk e kishin vërejtur fare trenin që po iu afrohej, transmeton Gazeta Metro.


Polica e Platteville që ishte në kërkim të të dyshuarës 20 vjeç që kishte sulmuar një person në rrugë me veturën e saj.

Ajo pas arrestit ishte vendosur e prangosur në veturën e patrullës së policisë të cilët nuk kishin trenin që po iu afrohej duke i rënë sirenës disa herë.

Policët dëgjohet duke bërtitur në panik derisa largohen dhe e lënë të dyshuarën në veturë, me gjithë armën që i kishin konfiskuar.

Në xhirimin dramatik shihet si lokomotiva e trenit të mallrave godet dhe e tërheq zvarrë në shina veturën.

E dyshuara kishte pësuar të tjera lëndime serioze por pritet të shpëtojë ka njoftuar policia.

Oficerët e policisë janë suspenduar nga detyra në pritje të hetimit ka njoftuar shefi i policisë së Platteville./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë