Një tren ka dalë nga shinat në Wickford, Essex, në Angli, pasditen e së premtes, duke shënuar incidentin e dytë të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar brenda 24 orëve.
Raportet fillestare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një tren të kompanisë Greater Anglia, i cili ishte nisur nga stacioni London Liverpool Street rreth 20 minuta para incidentit.
Train derailment near Wickford, Essex. – Sky News https://t.co/FRomDtIIAM pic.twitter.com/z1UduMoXzi
— Open Source Intel (@Osint613) August 14, 2026
Policia ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar. Incidenti vjen një ditë pas daljes nga shinat të një treni në Lewes, Sussex, të enjten. Si pasojë e këtij aksidenti, 20 persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, por pa rrezik për jetën.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit në Wickford.