Loading…

Trendafilova tregon se kur mund të fillojë gjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

  • 07/09/2021 | 11:56

Trendafilova tregon se kur mund të fillojë gjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova ka folur edhe për procedurat e vazhdueshme gjyqësore të Gjykatës Speciale duke treguar se deri në çfarë pike janë zhvilluar ato, shkruan Gazeta Metro.


Ajo ka thënë se dy prej rasteve janë në procedurën e gjykimit. ajo e Salih Mustafës dhe ajo e dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Trëndafilova: Gjykata Speciale u themelua pas raportit të Dick Martyt, do jetë në funksion deri në përfundimin e të gjitha hetimeve

Seanca e parë gjyqësore ndaj Salih Mustafës siç është bërë e ditur edhe më herët do të jetë më 15 shtator, por Trendafilova ka hamendësuar se në fund të shtatorit mund të ndodh edhe fillimi i gjykimit ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

“Tani, aktivitetet e Gjykatës, Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka disa raste para saj, dy prej tyre janë në procedurën e gjykimit dhe dy prej rasteve janë tek gjykatësi i procedurës paraprake. Më 15 shtator rasti i parë do të fillojë ndaj Salih Mustafës me deklaratën hyrëse të prokurorit të specializuar e cila do të pasohet me deklaratën e avokatit mbrojtës të palës dhe rasti tjetër ndaj z.Gucati dhe z.Haradinaj, paneli gjyqësor ka pasur disa konferenca me palët për të diskutuar për menaxhimin më të mrië të procedurave në mënyrë që shpejtësia e procedurave e udhëheq mënyrën e punës së paleve dhe gjyqtarëve në mënyrën se si do të filljnë procedurat gjyqësore dhe sipas të gjitha gjasave deri në fund të shtatorit, por ky është vetëm hamendësimi im, do të varet nga vendimi që nxjerret publikisht nga paneli gjykues nr.2. Ky gjykim do të fillojë si gjykim i dytë para panelit nr.2. Më 15 shtator për rastin Mustafa, prokurori synon të paraqesë personalisht 15 dëshmitarë, është edhe një dëshmitar tjetër shtesë që do të paraqitet përmes video-lidhjes dhe mbrojtja është duke menduar për 16 dëshmitarë. Siç e thash z.Gucati dhe Haradinaj tashmë janë në fazën e gjykimit dhe procedurat janë në vazhdim, para paneit nr.2 që përbëhet nga 3 gjyqtarë dhe 1 rezervë, e njëjta përbërje është edhe tek z.Mustafa.”, tha Trendafilova.

Ajo ka folur gjithashtu për rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe ish-kreut të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi duke thënë se palët, si mbrojtja ashtu edhe gjyqtarët po punojnë në mënyrë aktive për rastin.

“Në fazën e procedurës paraprake kemi rastin ndaj z.Thaçi, z.Veseli, z.Selimi dhe z.Krasniqi, janë 10 pika të aktakzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Puna është shumë intensive dhe është duke vazhduar. Ekipet mbrojtëse janë shumë aktive dhe kjo është puna e tyre, duhet të jenë shumë aktiv në mënyrën më të mirë të mundhsme që të paraqesin interesat e klientëve të tyre dhe gjykatësit e procedurës paraprake janë poashtu duke e kryer punën e tyre në mënyrë aktive.”, tha ajo.

Ndërkohë, për rastin e Pjetër Shalës ajo ka thënë se ende është në fazat e para.

“Rasti i z. Pjetër Shala nuk ka shkuar në fazë të mëtejshme sepse z.Shala është dërguar në gjykatë këtë vit, procedurat janë në vazhdim e sipër dhe akoma është tepër herët për ndonje parashikim.”, tha Trendafilova.

Në fund, ajo ka treguar se Apeli është shumë i zënë me ankesa nga mbrojtja që kanë të bëjnë me çështje të paraburgimit, juridiksionit, mangësive në aktakuza e pjesëmarrje të viktimave.

“Procedurat e Apelit ose ankesës janë bukur të zëna me punë sepse çdo gjë për të cilën palët janë të pakënaqura, natyrisht mund të vendoset në tavolinën e gjyqtarit të Apelit. Këto çështje janë për tema të ndryshme, paraburgimit, juridiksionit, mangesive në aktakuza, pjesëmarrja e viktimave gjtihashtu është duke u vendosur. Gjykata e Apelit është shumë e ngarkuar.”, tha ajo.

Raportimi i Trendafiloves është ndërprerë nga aktivistë të PSD’së gjë që ka pasuar më tutje me arrestimin e tyre. /gazetametro.net 

Ndërprehet konferenca e kryetarës së Gjykatës Speciale, dy aktivistë të PSD’së kundërshtojnë raportimin

Dardan Molliqaj arrestohet brutalisht: Polici i vë gjurin në qafë dhe i’a përgjakin fytyrën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë