Loading…

Trendafilova: Specialja nuk është etnike, ne jemi gjykatë

  • 24/09/2022 | 22:05

Trendafilova: Specialja nuk është etnike, ne jemi gjykatë

Gjykata Speciale që nga fillimi u kundërshtua nga individë e grupacione të ndryshme politike dhe jo vetëm.


Edhe pas themelimit të saj, në vazhdimësi kjo gjykatë është quajtur e padrejtë dhe një-etnike.

Megjithatë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, thotë se Dhomat e Specializuara dhe ZPS janë dy organe të pavarura nga njëra-tjetra dhe se nuk pajtohet me deklarimet në Kosovë se kjo gjykatë është një etnike.
Gjykata Speciale tashmë ka dënuar me burgim dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ata akuzohen se u angazhuan kundër administrimit të drejtësisë duke nxjerrë dokumente konfidenciale dhe emra dëshmitaresh.

Megjithatë, ende nuk është zbardhur prejardhja e dokumenteve dhe kush i dërgoi ato në zyrat e OVL-UÇK.

E për këtë temë, kryetarja e gjykatës u referohet vetëm deklarimeve publike të Prokurorit të Specializuar.

Lidhur me rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryetarja e Gjykatës Speciale thotë se është tejet voluminoz.
Megjithatë, pritshmëri e saj janë që në fund të këtij viti të fillojë gjykimi.

Gjatë konferencave mbi ecurinë e çështjes, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë adresuar kritika në adresë të ZPS-së se e njëjta nuk po i nxjerr provat shfajësuese.
Mirëpo, këto prova sipas kryetarës së gjykatës duhet te jepen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Gjykata Speciale u themelua nga Kuvendi i Kosovës por vepron në Hagë të Holandës, me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë