Loading…

Tregëtia me pakicë, më së shumti të punësuar në dyqane jo të specializuara

  • 11/08/2022 | 16:01

Tregëtia me pakicë, më së shumti të punësuar në dyqane jo të specializuara

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë për muajin maj 2022, ku bëhet e ditur struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik.


Sipas AKS-së, përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

“Në muajin maj 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (35.93%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (26.44%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (18.72%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (12.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.39%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.75%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.71%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande, përmes postës ose internetit (0.65%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.11%). Në muajin maj 2022, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (34.26%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (26.14%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (22.02%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 7.31%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.98%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje, përmes postës ose Internetit (1.8%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 1.35%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.74%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.39%)”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë