Tre ushtarë izraelitë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, transmeton Gazeta Metro.
Fillimisht ishte qëlluar për vdekje një ushtar dhe një ushtare izraelite të shtunën në mëngjes. Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ta.
Sulmuesi i dyshuar u vra më vonë dhe një ushtar i tretë izraelit u qëllua për vdekje gjatë një operacioni kërkimi.
Ushtria izraelite dhe egjiptiane konfirmuan se sulmuesi i vdekur ishte një anëtar i forcave të sigurisë së Egjiptit
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, kolonel Richard Hecht, tha se droga me vlerë 1.6 milion sikla (400,000 dollarë) ishte konfiskuar pasi dikush përdori një shkallë për të kaluar gardhin, raporton BBC.
Ai tha se kjo supozohet të ketë lidhje me të shtënat e mëvonshme.
Ndërsa në një deklaratë e ushtrisë tha: “Një hetim është kryer në bashkëpunim të plotë me ushtrinë egjiptiane”./gazetametro.net