Loading…

Tre të pamposhturit: Shaqiri, Di Maria e Ronaldo

  • 26/09/2018 | 11:37

Tre të pamposhturit: Shaqiri, Di Maria e Ronaldo

Është ngushtuar në vetëm tri skuadra që në Evropë po e mbajnë primatin e të pamposhturve, pas barazimit të Bayernit mbrëmë ndaj Augsburg.

Dhe, për më mirë, ky bilanc po prihet nga Liverpooli për të cilin sukses është publikuar fotoja e festës së Xherdan Shaqirit.

Skuadra e Jurgen Klopp po shkelë gjithçka para vetes duke arritur fitore bindëse e spektakolare. Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore, është bilanci i Reds. Me 100% fitore, por me një ndeshje më pak janë edhe Juventus e PSG.

Shaqa me shokë do të ketë punë të vështirë në Premierligë të shtunën pasi që udhëtojnë në Londër për tu përballur me Chelsean.

Në rast se Liverpooli arrin fitore në “Stamford Bridge”, do të jetë paralajmërim i fuqishëm se skuadrën e Klopp zor kush që do ta ndalë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë