Një person është vrarë me sende të forta teksa së bashku me dy persona të tjerë kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, ku tre personat janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona ende të pa identifikuar.
Mësohet se autorët pasi i kanë dhunuar dhe masakruar i kanë marrë edhe sendet personale.
“Konkretisht shtetasit M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhdavec-Maliq dhe shtetasi Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z.A) ka ndërruar jetë.
Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje, shkruan Dita.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, deklaroi Policia e Korçës.