Loading…

Tre shqiptarë përleshen me thika në Venecia, njëri tenton ‘të shpëtoj’ duke u hedhur në kanal

  • 26/06/2022 | 08:30

Tre shqiptarë përleshen me thika në Venecia, njëri tenton ‘të shpëtoj’ duke u hedhur në kanal

Një përleshje me thikë në mes të ditës ka ndodhur në Rio Marin, Venecia.


Sipas dëshmive fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për një sulm mes shqiptarëve, të dyshuar tregtarë droge.

Si ndodhi ngjarja?

Tre shqiptarë u përleshën sot përgjatë Rio Marin rreth orës 12:30. E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e një turme kalimtarësh.

Shqiptari i sulmuar tentoi të shpëtonte dhe u hodh në ujë.

Por megjithatë dy shqiptarët e tjerë e kanë ndjekur pas duke e rrahur. Madje dyshohet se e kanë goditur dhe me thikë.

Ai u shtrua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të tjerët arritën të iknin kur mbërriti policia, shkruajnë mediet italiane.

Në vendngjarje, të alarmuar nga raportimet e të pranishmëve të shumtë, mbërritën karabinierët të cilët po kryejnë hetime për të rindërtuar historinë dhe për të kuptuar nëse është përdorur realisht një armë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë