Loading…

Tre serbë me dokumente kroate fals – policia gjermane i quan “kroatë të rrejshëm”

  • 31/07/2021 | 23:47

Tre serbë me dokumente kroate fals – policia gjermane i quan “kroatë të rrejshëm”

Policia gjermane pas ndalimit të tre qytetarëve serbë me letërnjoftime kroate të falsifikuara, ka lëshuar një deklaratë ku thotë “Vëmendje ndaj kroatëve të rrejshëm”.


Kjo deklaratë shkruan se “më 27 korrik, oficerët policorë të inspeksionit të policisë federale “Berggießhübel” kanë ndalur një automjet me tre burra për kontrollë”, përcjell mediunmi kroat Index.

Policia gjermane ka thënë se “serbët e ndaluar kanë pasur për qëllim të abuzojnë me hyrjen pa viza në Gjermani”.

Sipas kësaj deklarate atyre u janë gjetur dhe konfiskuar tre dokumente identifikimi kroate.

“Duke përdorur dokumente falso në Bashkimin Evropian, policia konsideroi se ata do të pretendonin të jenë qytetar të BE-së brenda territorit federal, dhe kjo do u mundësonte punësimin brenda territorit federal”, shkruhet në deklaratë

Policia federale filloi procedimin penal kundër tre të akuzuarve dhe ndaloi hyrjen e tyre të paligjshme për t’i dëbuar ditën tjetër, sipas kësaj deklarate të policisë.

/Albanianpost.com

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë