Loading…

Tre raste të dyshimta me koronavirus në QKUK: Këto janë rezultatet

  • 10/03/2020 | 15:36

Tre raste të dyshimta me koronavirus në QKUK: Këto janë rezultatet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot në Klinikën Infektive janë paraqitur tre raste të dyshimta me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Pacientët janë kontrolluar nga infektologët dhe u janë marrë mostrat për testim laboratorik në SARS-CoV-2 dhe Infulenca A dhe B.

Rezultatet nga testimi i tyre, kanë dalë negative sa i përket infektimit me koronavirus, ndërsa njëri nga ta ka rezultuar pozitiv në gripin influenca B.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë në kuadër të IKSHPK’së, kanë shkuar edhe katër mostra një nga Klinika Pediatrike dhe tre nga Klinika Infektive.

Ato janë trajtuar menjëherë dhe posa të dalin do të bëhen të ditura edhe rezultatet, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë