Tre kosovarë dhe një italian janë dënuar me burg nga Gjykata La Chaux-de-Fonds NEÂ
Ata u shpallën të fajshëm se në intervalin kohor 2011 deri 2015 kishin shitur sasi të konsiderueshme kokaine dhe marihuane në Zvicër, shkruan nauch.ch.
Kryesori i grupit, një 51 vjeçar kosovar u dënua me tetë vjet burg, kurse prokuroria kishte kërkuar dënim prej 15 vjetësh. Kosovari i dytë u dënua me 33 muaj burg, kurse i treti me një vit heqje lirie. Italiani i cili dispononte restorantin ku bëheshin allishverishët u dënua me kusht për dy vjet, përcjell albinfo.ch.