Vdekja e Tommy Cooper
Në një emisoni të drejtpërdrejtë të quajtur “Live from her Majesty’s” komediani i njohur Toomy Cooper po përformonte për publikun. Gjatë shfaqjes Cooper ishte duke qeshur me të madhe kur papritur ra në tokë, ai në të vërtet pësoi sulm në zemër. Askush nuk e besoi menjëherë, të gjithë menduan se edhe kjo ishte pjesë e shfaqjes së tij, madje edhe ata të emisionit. Pastaj duke e parë që nuk po reagonte e kuptuan që kjo nuk qe pjesë e shfaqjes së tij, dhe i ofruan ndihmë.
Vrasja e Allison Parker dhe Adam Ward
Kjo është një nga ato raste të rralla televizive ku ekuipazhi i xhirimeve përfshihet nga raste tronditëse. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë që po jepte një protagonist filmi në ambientet ku po bëheshin xhirimet, papritur u dëgjuan disa të shtëna. Në atë moment u kry një vrasje e dyfishtë, të një qifti si pasojë e zënkës mes tyre, ku vrasësin Allison Parker dhe Adam Ward e kishin dëbuar nga puna. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat për rreth dhe ai u kap shumë shpejt dhe u dërgua në polici.
Pengmarrja e auobusit
Transmetim direkt i cili ka tmerruarr miliona njerëz për 90 minuta sa ishte duke u shikuara nga televizionet. Një ish oficer policie Philipino Ronaldo Mendoza mori peng një autobus turstik me 25 pasagjerë, në shenjë proteste duke kërkuar të kthej prapë në shqyrtim kërkesën e tij, pasi e shkarkuan nga puna. Ekipi i sigurisë “Manilla Swat” u mundua ta ndalojë këtë atubous dhe t’i kthej njerëzit shëndosh e mirë, por Mendoza u rezistoi atyre dhe gjatë këtyre 90 minuta u krye një luftë me armë zjarri, kur 8 persona u vranë aksidentalisht, bashkë me ta edhe Mendoza gjeti vdekjen.
Rrethimi brutal
Një rrethim brutal 51 ditor i kompleksit Waco ka qenë një nga fatkeqësitë më të tmerrshme të viteve 90-ta. Një grup fetar Davidianët kanë qenë pjesë e këtij tmerri që u bënë atë kohë duke u ndjekur vazhdimisht nga mediat. Nga ky rrethim gjetën vdekjen 76 persona, duke përfshirë edhe udhëheqësin David Koresh, ndërsa pjesëtarët e tjerë që shpëtuan (ata që kryen këtë akt brutal) u arrestuan.
Vetëvrasja
Christine Chubbuck ka pasur një karrierë të shquar në media, dhe nuk ishte e paramenduar ndonjëherë që ajo të bënte diçka të tillë, si kjo e vetëvrasjes. Derisa ishte në transmetim të drejtëpeërdrejtë ajo u kthye nga kamera që kishte pranë dhe tha: Në përputhje me politikën, unë ju ftoj juve të shihni gjak dhe diçka që se keni parë deri tash” dhe e qëlloi veten në kokë me revole./gazetametro.net