Drita ka arritur të triumfoj sot kundër Prishtinës me rezultat 2-0 me golat e shënuar në pjesën e dytë nga Marko Simonovski dhe Prince Balde, ndërsa pas ndeshjes trajneri i mysafirëve, Abdulah Ibrakovic tregoj edhe arsyen se pse humbën sot, transmeton Gazeta Metro.
Në shtëpi ‘Intelektualët’ mposhtën Prishtinën e cila kishte tre ndeshje radhazi që fitonte, por sot kjo ecuri u ndal nga skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu.
Gjatë intervistës pas ndeshjes trajneri i kryeqytetasve, Abdulah Ibrakovic i vë fajin lodhjes për humbjen e sotme dhe golat e pësuar, duke thënë se: ”Kemi qenë shumë të lodhur, veprimet e futbollistëve ishin të ngadalta, fajin po e lë te lodhja pasi pësuam gola shumë të lehtë.”
Drita me këtë fitore arrin në kuotën e 46 pikëve duke u renditur kështu në vendin e tretë, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e gjashtë me 32 pikë. /gazetametro.net