Milot Rashica nuk është në formën e tij më të mirë pas tre javëve para në Championship me Norwich Cityn. Pas humbjes së pësuar ditën e sotme nga Hull City me rezultat 2-1 trajneri i klubit, Dean Smith ka treguar edhe arsyen pse e zëvendësoi kosovarin vetëm pas 58 minutave, transmeton Gazeta Metro.
Anësori i Kombëtares së Kosovës nuk është ambientuar aspak në futbollin anglez. Pas një sezoni të dështuar vitin e kaluar në Premier League edhe në tre xhirot e para në Championship, nuk po arrin të tregoi potencialin e tij.
Në intervistën pas ndeshjes trajneri, Dean Smith deklaroi që Rashica nuk është se po prodhonte aq sa dëshironte ai dhe kështu edhe mendoi për zëvendësimin e tij.
”Mendova se Miloti nuk po prodhonte aq sa doja unë, kështu që mendova se Sargent mund ta bënte këtë dhe ai na dha forcë shtesë në 30 minutat e fundit të sfidës,” tha ai.
Duhet theksuar se, përveç Rashicës nuk është se po luajnë edhe mirë as bashkëlojtarët e tij dhe për këtë arsye skuadra është në një krizë të rezultateve.
Norwich City momentalisht është në vendin e fundit në renditjen tabelare me vetëm një pikë të grumbulluar nga tre ndeshjet e para. Kundërshtari i ardhshëm i tyre do të jetë Huddersfield. /gazetametro.net
‘Goli më me fat’ në këtë sezon u shënua sot në ndeshjen e Norwich Cityt kundër Hull City