Loading…

Trajkoviq thotë se Kosova për një kohë të gjatë nuk do të ketë ushtri

  • 31/01/2017 | 15:14

Trajkoviq thotë se Kosova për një kohë të gjatë nuk do të ketë ushtri

Ka kohë që nuk është shfaqur në opinion, e sot ish – politikania serbe nga Kosova ka dhënë një deklaratë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ajo, po e quan “mashtrim të opinionit” raportimin e medieve se administrata e presidentit të ri amerikan Donald Trump ka kërkuar të formohet ushtria e Kosovës.


Krejt kjo sipas Trajkoviqit po bëhet me qëllim të marrjes së poenëve para zgjedhjeve.

E përhapja e këtij lajmit sipas një deklarate që Trajkoviq ka dhënë për FoNet, nuk e përjashton mundësinë që të ketë lidhje me mbështetjen eventuale të këtij projekti të Prishtinës nga disa serbë të Kosovës.

“Ushtria e Kosovës sigurisht nuk do të formohet për një kohë. Ajo do të vazhdojë të jetë forcë e sigurisë, niveli i armatimit ndoshta do të forcohet, por status të ushtrisë nuk do të marrë, pos nëse nuk e jep pëlqimin për këtë projekt nga Serbia”, citohet të ketë thënë Rada Trajkoviq.

“E di se forcat e sigurisë të Kosovës shmangin ose sabotojnë arrestimin a izolimin e njerëzve që janë të gatshëm të shfrytëzojnë terrorizmin si mënyrë e mjet për promovim të vet dhe nuk mund të besoj se këtë nuk e din administrata amerikane dhe shërbimet informative amerikane që ndodhen këtu”, ka thënë tutje Trajkoviq./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë