Loading…

Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen

  • 10/08/2026 | 10:00

Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen

Një pushim në një liqen malor përfundoi në tragjedi për një ushtar amerikan 24-vjeçar. I riu humbi jetën në Lago di Barcis, në Itali.


Ushtari ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane Aviano. Forcat Ajrore të ShBA-së konfirmuan zyrtarisht vdekjen e tij dhe njoftuan se po bashkëpunojnë me autoritetet italiane për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi pranë një moli ku turistët po qëndronin për t’u marrë me diell. Megjithatë, në atë zonë ndalohet larja, raporton Bild.

Ushtari u fut në ujë të shtunën, por nuk doli më në sipërfaqe. Ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin nga liqeni, por ai kishte ndërruar jetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar pse 24-vjeçari hyri në ujë pavarësisht ndalimit dhe si ndodhi aksidenti fatal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë