Ambasada shqiptare në Berlin ka vënë në dispozicion një numër emergjence, pas sulmit terrorist që tronditi Gjermaninë, mbrëmjen e sotme.Kështu siç
njofton ambasada shqiptare, të gjithë qytetarët e interesuar për të afërmit e tyre që të telefonojnë në numrin e emergjencës +491798215905.
Ambasada gjermane gjithashtu fton qytetarët ta ndjekin dhe në rrjetet sociale Twitter & Fb.
Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme flitet për të paktën 9 persona që kanë gjetur vdekjen ku një kamion hyri me shpejtësi pranë një tregu të njohur krishtlindjesh.
Ndërohë që paraprakisht flitet edhe për rreth 50 persona të plagosur.